POLITIKË /

Rishfaqet mashtruesi i biznesmenëve, Florian Gjergji! Si u përdor sërish emri i Ballës për t'i marrë Dukës 100 mijë €

Kjo është e dyta herë që Gjergji përdor emrin e Taulant Ballës për të kërkuar shuma të majme parash.

Shkruar nga Versus
Rishfaqet mashtruesi i biznesmenëve, Florian Gjergji! Si u përdor
Taulant Balla, Florian Gjergji

Florian Gjergji, 40 vjeçari i shpallur prej kohësh në kërkim për disa skema mashtrimi e zhvatjeje në Shqipëri, është shfaqur sërish në skenë.

Këtë herë, taktikën e përdorur me biznesmenët duke u prezantuar si deputeti socialist Taulant Balla, e kanë përdorur dy të rinj që dyshohet se janë pjesëtarë të grupit të tij. Edison Korra dhe Orest Balla telefonuan kreun e FSHF, Armand Dukën për t’i marrë 100 mijë euro në emrin e Taulantit. Duka nuk ra pre e mashtrimit dhe njoftoi policinë për këtë rast.

Skema është e njohur tanimë pasi i shumëkërkuari Florian Gjergji e ka përdorur për t’i marrë 100 mijë euro edhe një biznesmeni duke u prezantuar si Taulant Balla. Po ashtu ai i ka marrë 60 mijë euro një kambisti duke iu prezantuar si kushëriri i një biznesmeni. Më herët janë arrestuar dhe pjesëtarë të tjerë të grupit të Gjergjit pasi kishin mashtruar biznesmenen Vilma Nushi duke i marrë 50 mijë euro.

40 vjeçari, Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.  Së bashku me këtë të fundit, policia e Tiranës deri tani ka evidentuar 9 raste mashtrimi. Versus.al

Poll