
Korçë- Banorët e fshatit Burimas në bashkinë e Maliqit kanë dalë sërihs në protestë kundër marrjes së ujit nga burimi i fshatit për të furnizuar një tjetër fshat.
Duke pretenduar se kjo situatë prek nevojat e komunitetit të tyre, ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin e ujit. Gjatë protestës pati tensione dhe përplasje të banorëve me forcat e policisë në terren.
Për pasojë, njëri prej protestuesve humbi ndjenjat dhe banorët kërkuan ambulancën. Banorët mbeten të vendosur në kundërshtimin e projektit duke kërkuar që të ndërpritet puna për devijimin e burimit të ujit. Versus.al

