Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

28 Shtator 2026 | 12:39

Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të hënë, pasi u kap në flagrancë duke ndihmuar 19 emigrantë të paligjshëm të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë B. L., 39 vjeç, i cili u kap në fshatin Alijaj të Shkodrës, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga vendet e treta: 9 nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga Vendet e Treta (9 nga Afganistani, 5 nga Somalia, 2 nga Bangladeshi), që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë në Maliq, banorët: Po na marrin ujin për fshatin tjetër

Banorët e fshatit Burimas, në Maliq, kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, duke u përplasur me policinë dhe përfaqësuesit e ujësjellësit, duke refuzuar...
11:47 | 28/09/2026

Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca

Seanca e radhës e gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Progës ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar që çështja...
11:46 | 28/09/2026

Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, dy të rinj kapen në flagrancë teksa merrnin paratë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një 64-vjeçari përmes një skeme mashtrimi në një platformë...
11:43 | 28/09/2026