Tre operacione policore janë finalizuar gjatë 24 orëve në qarkun e Kukësit, duke çuar në pranga tre persona dhe në sekuestrimin e armëve, municionit dhe bimëve narkotike. Në Tropojë, në kuadër të operacionit ‘Befasia’, u arrestua 45-vjeçari E. M. Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Po në Tropojë, operacioni ‘Ëeekend’ çoi në arrestimin e 38-vjeçarit S. H. Ai dyshohet se kishte kultivuar 42 bimë kanabis në një parcelë në një zonë të pyllëzuar në territorin e Tropojës së Vjetër.