Bota e sportit të wrestling është në zi. Ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare, luftëtari britanik Benjamin Satterley i njohur ndryshe me pseudonimin Pac. Lajmi u bë i ditur nga All Elite Wrestling (AEW), kompania ku ai bënte pjesë që nga viti 2019.
Në komunikatën e publikuar nuk u bënë të ditura shkaqet e vdekjes me AEW që e ka përkujtuar atë i një prej luftëtarëve me më shumë fitore në historinë e kësaj kompanie duke nënvizuar sesi Pac kishte bërë për vete admiruesit me lëvizje ajrore inovative dhe me aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring për të dhënë më pas edhe mesazhin e ngushëllimit për familjen dhe miqtë e Satterley.
LEXO EDHE: Rrëfim tronditës para vdekjes! Hulk Hogan zbulon varësinë e rrezikshme që i shkatërroi jetën?
Benjamin Satterley në të kaluarën kishte luftuar edhe WWE ku publiku e njihte me emrin e ringut si Adrian Neville e më pas thjesht Neville. Ndarja nga jeta e Pac erdhi vetëm pak orë pas duelit të tij të fundit; të shtunën e 26 shtatorit, Satterley ishte në ring për eventin All Out të zhvilluar në Chicago.
LEXO EDHE: Fansat e WWE rezultojnë më inteligjentët mes tifozëve të sporteve?