Shqipëria fitoi në shifrat 2-0 kundër Bjellorusisë falë golave të Asllanit dhe Muçit. Por, i ftuar në emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2 CNN, ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, ka pasur rezervat e tij për Kristjan Asllanin.
“Kristjan Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Luajti mirë kundër Bjellorusisë, por në takimet e tjera, unë e kam thënë, Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Nuk ka shpejtësi, nuk ka forcë statike dhe as ritëm. Nuk ka driblim vertikal dhe as luftën në ajër. Por këto janë cilësi që në atë pozicion që ai luan, nëse nuk i ke, atëherë është problem i madh. Nuk u ngrit kurrë në atë që ne mendonim”, tha Ilir Alliu.
“Ai futbollist do të luajë, për shkak të mentalitetit që kanë këta që e kanë ekipin kombëtar, këta trajnerë që janë. Ata do e fusin të luajë atë futbollist. Po ky futbollist nuk u ngrit kurrë në nivelin e pozicionit apo edhe të dëshirës së vet”, shtoi ai.
“Po flasim për organizatorin e ndeshjes. Ai cilësitë sportive i ka me orientim drejt sulmit. Përpiqet shumë me pasin horizontal, se pasin horizontal e ka të mirë. Pasin vertikal, edhe sikur ta ketë mirë, ne s’kemi lojtarë që shkojnë me shpejtësi drejt sulmit”. (A2 Televizion)