Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen ndaj San Marinos
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në orën 20:45, në “San Marino Stadium”.
Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, ekipi kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion është Klisman Cake, i cili vijon rikuperimin. Gjendja e tij po përmirësohet dhe, sipas parashikimeve, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës.
Ndërkohë, me ekipin Kombëtar nuk do të udhëtojë portieri Simon Simoni, i cili do t’i bashkohet Kombëtares U-21, që ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës U-21.
Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt San Marinos. Në orën 19:00, do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Rolando Maran dhe një lojtari të Kombëtares.
Ronaldo u la në stol, Portugalia fiton 2-1 ndaj Norvegjisë
Klopp pëson humbjen e parë në krye të Gjermanisë, Greqia siguroi fitore minimaliste në Augsburg
Pogradeci shkruan historinë në volejbollin për femra, fiton Kupën ndaj Skënderbeut
- 13:00 SpaceX do të dërgojë raketën Starship në orbitën e Tokës, për herë të parë pas tre vitesh testimesh
- 12:54 Nvidia lançon një platformë sigurie për agjentët e inteligjencës artificiale, ja si funksionon
- 12:41 Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet! I pranishëm dhe Kreu i SPAK
- 12:39 Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
- 12:32 Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së, takimi zhvillohet sot në “Vilën e Kuqe”
- 12:25 Papa Leo thirrje negociatorëve të bëjnë lëshime për paqen në Ukrainë