Banorët e Burimasit kanë dalë në protestë për herë të tretë këtë të hënë, 28 shtator, duke bllokuar rrugën e fshatit dhe duke ndaluar mjetet e rënda të ujësjelles kanalizimeve.
Ata kundërshtojnë projektin për furnizimin me ujë të Zvezdës për marrjen e ujit nga burimi që furnizon Burimasin.
Sipas banorëve investimi i ujit është bërë nga një firmë private, ndërsa kërkojnë që për Zvezdën të sigurohet një burim tjetër uji.
Ata shprehen se nuk do të lejojnë cenimin e furnizimit të tyre, ndërsa protesta vijon me përplasje të banorëve dhe policisë.
© SYRI.net