Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet e saj për ndeshjen e dytë të Nations League ndaj San Marinos që do të luhet në ‘San Marino Stadium’.

Paraditen e kësaj të hëne, kuqezinjtë me Rolando Maran në krye zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Tiranë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se skuadra është në gjendje të mirë dhe i vetmi futbollist që nuk do të jetë në dispozicion ndaj San Marinos, është Klisman Cake që mungoi edhe ndaj Bjellorusisë. FSHF thekson se gjendja e tij po përmirësohet dhe sipas parashikimeve, ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndërkaq, portietri Simon Simoni qëndroi në Tiranë për t’iu bashkuar skuadrës kombëtare të U21 që do të luajë një ndeshje miqësore me Ukrainën U21

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj San Marinos në mbrëmjen e së martës, një sfidë kjo që do të transmetohet në Digitalb. Kuqezinjtë shkojnë në këtë përballje me entuziazmin e fitores së parë me Bjellorusinë në sfidën e zhvilluar në Air Albania Stadium.

Top Channel