PDK-ja kërkon miratimin me urgjencë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës e mirëpriti miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të lidhura

None found

PDK-ja shprehu mirënjohje për të gjitha grupet parlamentare që mbështetën dhe kontribuuan në harmonizimin e deklaratës së paraqitur nga grupi i saj parlamentar.

Sipas njoftimit të partisë, Kuvendi sot u pozicionua në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundër aktgjykimit, të cilin e konsideron të padrejtë. PDK-ja e cilësoi këtë si dëshmi të vullnetit të përbashkët politik, i cili, sipas saj, duhet të pasohet nga veprime konkrete.

Hapi i radhës, thekson partia, është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja. Ajo i bëri thirrje Qeverisë që ta dërgojë pa vonesë në Kuvend dhe grupeve parlamentare që ta shqyrtojnë e ta votojnë me urgjencë.

PDK-ja nënvizoi se, ndërsa deklarata përcakton qëndrimin e Kuvendit, miratimi i ligjit do të përbënte hapin vijues për t’iu përgjigjur institucionalisht kërkesave të ngritura. Partia tha se do të vijojë angazhimin për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe garantimin e një procesi të drejtë për ish-krerët e saj, duke kërkuar që uniteti i shfaqur për mbrojtjen e vlerave të Kosovës të reflektohet edhe në votimin e projektligjit.


Shtuar më 28.09.2026 13:20

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet