Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës/ Këta janë dy të rinjtë që iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla (EMRAT)

Edison Korra, 24-vjeç, dhe Orest Balla, 23-vjeç, janë dy të rinjtë nga Elbasani të cilët ngritën një plan për të zhvatur 100 mijë euro nga kreu i FSHF Armand Duka.

Dy të rinjtë e prangosur, dyshohen për skemën e mashtrimit 100 mijë euro. Edison Korra, 24-vjeç, dhe Orest Balla, 23-vjeç, dyshohet se tentuan të përfitonin shumën nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Të lidhura

None found

 

 

Sipas burimeve nga grupi hetimor, të rinjtë e kanë kontaktuar Dukën përmes aplikacionit “Signal”, duke u prezantuar si Taulant Balla dhe duke i kërkuar që shumën prej 100 mijë eurosh ta dërgonte fillimisht në kriptomonedha.

 

 

Duka dyshoi se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe iu drejtua Policisë së Shtetit. Pas denoncimit, hetuesit organizuan një operacion të kontrolluar, ku agjentë të infiltruar u paraqitën në vend të personave të përfshirë në komunikim.

Gjatë bisedave, Duka u kishte thënë të dyshuarve që të kontaktonin djalin e tij, pasi nuk merrej me çështje që lidhen me kriptovalutat.

Një agjent i infiltruar mori rolin e djalit të Dukës dhe u komunikoi të rinjve se paratë nuk do të jepeshin në kriptomonedha, por në cash.

Më pas, palët dyshohet se ranë dakord që shuma të dorëzohej fizikisht në euro. Dorëzimi u krye në Elbasan, ku banonin dy të rinjtë, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e tyre në flagrancë.

Pas arrestimit, Korra dhe Balla nuk kanë dhënë deklarime të hollësishme për personat që mund të qëndrojnë pas skemës. Sipas burimeve hetimore, dyshimet e grupit të hetimit janë përqendruar te Florian Gjergji, por kjo mbetet pjesë e hetimit dhe nuk përbën një fakt të provuar.


Shtuar më 28.09.2026 13:20

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet