Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Pas disa përpjekjesh në seancat e mëparshme, kur nuk kishte arritur të siguronte mbështetjen e nevojshme, Çitaku këtë herë mori votat për emërimin në këtë detyrë.
Zgjedhja e saj u miratua me 95 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjithashtu, grupet parlamentare miratuan unanimisht një deklaratë kundër aktgjykimit të Speciales, në mbështetje të UÇK-së.
