Banorët e Burimasit dalin në protestë për herë të tretë duke bllokuar rrugën e fshatit dhe duke ndaluar mjetet e rwnda të ujësjellës kanalizimeve. Ata janë duke kundërshtuar projektin për furnizimin me ujë të Zvezdës për marrjen e ujit nga burimi që furnizon Burimasin. Sipas banorëve investimi i ujit është bërë nga një firmë private. Banorët kërkojnë që për Zvezdën të sigurohet një burim tjetër uji. Ata shprehen se nuk do të lejojnë cenimin e furnizimit të tyre.