Sport

Trajneri i Irlandës komenton gjestin e futbollitëve që nuk shtrënguan duart me rivalët izraelitë!

Irlanda mori një fitore të pastër ndaj Izraelit në ndeshjen e radhës së Nations League duke e mundur me rezultatin 3-0, por ai që bëri xhiron e botës ishte imazhi i futbollistëve të kësaj skuadre përpara fillimit të ndeshjes teksa u panë me kokën ulur gjatë himnit izraelit dhe më pas refuzuan të shtrëngojnë duart me kundërshtarët e tyre.

Gjeste këto që u  komentuan nga trajneri i kombëtares irlandeze Heimir Hallgrimsson i cila tha se lojtarët e tij sensibilizuan opinionin publik botëror. Kujtojmë se përpara kësaj ndeshjeje, sipas BBC, skuadrës së Irlandës iu kërkua që të bojkotohej ndeshja me Izraelin për shkak të konfliktit në Gaza përmes fushatës ’Stop The Game’ të organizuar nga grupi ‘Irish Sport for Palestine’ .

LEXO EDHE: Kapiteni bjellorus pranon skandalin në fushë: E shava arbitrin! Atmosfera e tifozëve shqiptarë? Ishte çmenduri

‘Ishte shumë e vështirë për shumë futbollistët-deklaroi Hallgrimson për transmetuesin RTE pas ndeshjes-shpresoj që kjo të mos ndodhë në ndeshjen e ardhshme, sepse shfaqën mbështetjen ndaj protestës dhe sensibilizuan opinionin publik botëror dhe jo vetëm në Irlandë, në lidhje me këtë temë-tha Hallgrimsson-dhe pikërisht ky është qëllimi i protestës, të vësh në dijeni për situatën’.

LEXO EDHE: Humbje e hidhur në Vjenë, Kosova mundet 3-1 nga Austria, goli i Zhegrovës nuk mjafton