Deklarat e Khamenei: “Forcat armiqësore” do të dëbohen nga Deti Arabik
Forcat iraniane i kanë shtyrë “forcat armiqësore” nga ujërat pranë bregdetit jugor të Iranit në Detin Arabik dhe së shpejti do t’i dëbojnë ato edhe që andej, tha të hënën udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei , sipas një postimi në kanalin e tij Telegram.
Mesazhi i ri nga udhëheqësi suprem i Iranit vjen ndërsa ndërmjetësuesit po i bëjnë presion Teheranit që të bëjë kompromis mbi programin e tij bërthamor në mënyrë që të hapë rrugën për rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, sipas burimeve të cituara nga Wall Street Journal.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hodhi poshtë propozimin e Teheranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë, udhëheqja iraniane beson se mund t’i rezistojë presionit të SHBA-së , bllokadës apo edhe një përsëritjeje të mundshme të sulmeve ajrore, sipas zyrtarëve të qeverisë rajonale që janë në kontakt të rregullt me Iranin dhe që folën me gazetën amerikane.
SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme në shkurt, me qëllim degradimin e aftësive ushtarake të regjimit iranian dhe kufizimin e kërcënimeve që rrjedhin nga programet e tij bërthamore dhe raketore.
Tani, hapja e Ngushticës së Hormuzit , të cilën Irani është përpjekur ta bllokojë që nga fillimi i luftës, duket se është bërë fokusi i përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
Rusia planifikon 7 ‘superburgje’ të reja pavarësisht rekrutimit të të burgosurve në luftë
SpaceX do të dërgojë raketën Starship në orbitën e Tokës, për herë të parë pas tre vitesh testimesh
Nvidia lançon një platformë sigurie për agjentët e inteligjencës artificiale, ja si funksionon
- 13:25 Rusia planifikon 7 ‘superburgje’ të reja pavarësisht rekrutimit të të burgosurve në luftë
- 13:22 Vodhën 6 makina në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, në pranga 2 autorët! Morën edhe lekët e një karburanti
- 13:10 Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë vendimin e padrejtë
- 13:03 Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen ndaj San Marinos
- 13:00 SpaceX do të dërgojë raketën Starship në orbitën e Tokës, për herë të parë pas tre vitesh testimesh
- 12:54 Nvidia lançon një platformë sigurie për agjentët e inteligjencës artificiale, ja si funksionon