Lihen në burg shitësit e drogës, klientët e grupit kriminal ishin nxënësit e shkollave

31 të arrestuarit për shpërndarje drogë pranë shkollave, u lanë në qeli me vendim të dhomës penale të kryeqytetit. Por 14 të tjerët që dyshohen si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, policia dështoi në arrestimin e tyre.
Operacioni i koduar “Shkolla të Pastra” ka nxjerrë zbuluar skemën sesi autorët u shesin fëmijëve drogëra.
Mes tyre përfshihen lëndë narkotike të ndryshme, nga kanabisi sativa deri te drogat e rënda, si kokaina dhe heroina, të cilat shkaktojnë varësi të lartë.
Në katër muaj, policia ka gjurmuar me dron inteligjent 52 të dyshuarit që sipas pamjeve të publikuara, shkonin te shkollat më të populluara të kryeqytetit me motor, skuter apo taksi për tu shitur nxënësve drogë.
I përfshirë në këtë skemë sipas grupit hetimor ishte edhe një ish-polic i përjashtuar nga uniformat blu, Engrid Henaj, ndërsa është zbuluar edhe një nga furnitorët e drogës, Ferit Xhani, 36 vjeç.
Të sekuestruara përfunduan 1 kg heroinë, rreth 1.3 kg kokainë, 685 gramë kanabis, 1 pistoletë, 90 fishekë, 12 automjete



