web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komiteti Anti-Trafikim mblidhet në Prefekturën e Korçës/ Në fokus parandalimi dhe identifikimi i rasteve

28 Shtator 2026, 13:51, Aktualitet CNA

Komiteti Anti-Trafikim mblidhet në Prefekturën e Korçës/

Trafikimi i qenieve njerëzore dhe emigracioni i paligjshëm vijojnë të jenë në fokus të strukturave vendore në Qarkun e Korçës. Në Prefekturë është zhvilluar mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal Anti-Trafikim, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të gjashtë bashkive të qarkut, strukturave të kujdesit social, Inspektoratit të Punës, institucioneve arsimore, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Në fokus të takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve për parandalimin, identifikimin dhe raportimin në kohë të rasteve të trafikimit.

Prefektja e Korçës, Florinda Zegullaj, tha se natyra e fenomenit është dinamike dhe kërkon vigjilencë të vazhdueshme, veçanërisht për shkak të fluksit të shtuar të emigrantëve në pikat e kalimit kufitar.

Komiteti Anti-Trafikim mblidhet në Prefekturën e Korçës/

“Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal Anti-Trafikim. Kjo në zbatim të urdhrit nr. 94 të Kryeministrit, në përmbushje të detyrimeve ligjore të institucionit të Prefektit. Pjesë përbërëse e saj kanë qenë të gjashtë bashkitë e qarkut, Drejtoritë e Kujdesit Social pranë këtyre bashkive, Inspektorati i Punës, institucionet arsimore dhe shumë aktorë të tjerë nga shoqëria civile, përfshirë UNCHR-në. Trafikimi i qenieve njerëzore dhe fenomenet negative që lidhen me to, patjetër që mbeten në fokus të qeverisë shqiptare, por edhe të punës sonë. Natyra e këtyre fenomeneve është dinamike”, tha Prefektja e Korçës, Florinda Zegullaj.

Komiteti Anti-Trafikim mblidhet në Prefekturën e Korçës/

Sipas Zegullajt, edhe pse në Qarkun e Korçës aktualisht nuk ka persona të klasifikuar si viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, fokusi do të jetë te parandalimi dhe identifikimi i hershëm i rasteve. Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe fëmijëve, përmes ndërgjegjësimit dhe informimit të tyre për mënyrën se si duhet të raportojnë situatat e dyshimta.

“Në pikat e kalimit kufitar është vërejtur fluks i shtuar i megratëve, prandaj edhe duhet të jemi vigjilentë. Pavarësisht faktit se në qarkun tonë nuk kemi individë të klasifikuar si viktima të trafikimit apo viktima të mundshme të trafikimit, do të fokusohemi shumë te parandalimi, tek identifikimi i fenomeneve në kohë, te ndërgjegjësimi i fëmijëve apo puna jonë për t’i mësuar ata se si duhet të raportojnë në kohë për çdo situatë që mund të ndeshin në jetën e përditshme. E dimë që fenomenet e trafikimit shumë shpesh mbeten të paraportuara, edhe nga frika apo nga stigmat e shumta. Ne jemi këtu, të gjithë aktorët janë këtu si një mekanizëm i vetëm për të prodhuar rezultate konkrete në territor”, u shpreh ajo.

Në këtë kuadër, një tjetër problematikë e evidentuar është edhe kalimi i paligjshëm i emigrantëve dhe përfshirja e personave që ndihmojnë në transportimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë raporton se gjatë kësaj periudhe janë goditur 13 raste të veprave penale që lidhen me këtë fenomen, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 9 persona.

"Për sa i përket pjesës së goditjes së emigrimit, Drejtoria Vendore e Kufirit ka pasur rezultate shumë të mira. Janë goditur 13 raste me vepra penale, kemi 9 të arrestuar në flagrancë, 5 shtetas të huaj, sepse tani kanë filluar që shtetas të huaj bëhen pjesë për ndihmën në kalimin e paligjshëm. Rastet i kemi me 20 autorë, 5 shtetas të huaj dhe 14 shtetas shqiptarë. 4 shtetas shqiptarë në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim", tha Luigj Vathi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit Korçë.

Komiteti Anti-Trafikim mblidhet në Prefekturën e Korçës/

Sipas të dhënave të paraqitura nga drejtori i Kufirit dhe Emigracionit në Korçë, Luigj Vathi, rreth 476 shtetas emigrantë të parregullt janë ndaluar, ndërsa kontrollet janë shtuar përgjatë kufirit prej rreth 228 kilometrash që mbulon kjo drejtori. Terreni malor dhe i vështirë, sipas autoriteteve, përdoret nga emigrantët për kalim dhe më pas për lëvizjen drejt veriut të vendit.

"Për ata persona që janë të përfshirë në trafikimin e tyre, që i marrin në kufirin tonë dhe duan t'i nxjerrin në kufirin e veriut që shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, këto janë fenomene që ne jemi në punë të përditshme duke patrulluar kufirin, duke forcuar kontrollin në pikat e kalimit kufitar. S'mund të them që është një fenomen që zerohet sepse është e pamundur me një kufi rreth 228 km që mbulon drejtoria e kufirit, një kufi shumë malor dhe terren i vështirë që shfrytëzohen për të hyrë në territorin e Shqipërisë dhe për të lëvizur në drejtimin e veriut. Kështu që edhe te kjo pjesa e emigrimit besoj se puna është bërë e mirë”, tha ai.

Autoritetet vendore theksojnë se parandalimi i trafikimit kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve, strukturave të sigurisë, shërbimeve sociale dhe komunitetit, ndërsa raportimi në kohë mbetet një prej elementëve kryesorë për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme./ CNA





Lajmet e fundit nga