LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Po qarkullonin me automjetin e vjedhur, në pranga dy persona në Kavajë, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal

Sipas njoftimit të Pollicisë, dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur duke qarkulluar me një automjet të vjedhur.

28 Shtator 2026, 13:47 Nga G.M
VIDEO/ Po qarkullonin me automjetin e vjedhur, në pranga dy persona në
Pamje nga arrestimi

KAVAJA- Operacioni i koduar 'Cooperatin' është finalizuar ditën e sotme në Kavajë, ku janë zbardhur gjashtë raste të vjedhjes. Sipas njoftimit të Pollicisë, dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur duke qarkulluar me një automjet të vjedhur.

Ata mësohet të kenë pasur precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe kundërshtim të Policisë. Gjatë operacionit janë sekuestruar katër automjete, tre targa, tre çelësa automjetesh, katër celularë si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve. Autorët e arrestuar janë 37-vjeçari me iniciale L.R, dhe 32-vjeçari me iniciale A.H të dy banues në Tiranë. Ata ishin të shpallur në kërkim pasi më datë 24 shtator kishin vjedhur një automjet në Kavajë.

NJOFTIMI: 

Kavajë/Finalizohet operacioni i koduar “Cooperation”, zbardhen 6 raste të vjedhjes.

Kapen duke qarkulluar me një automjet të vjedhur dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, me prededent të theksuar për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjatë operacionit dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 4 automjete, 3 targa dhe 3 çelësa automjetesh, 4 celularë, veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe mjete për hapjen e automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i hetimeve të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, operacionin e koduar “Cooperation”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit L. R., 37 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 24.09.2026, kanë vjedhur një automjet në Kavajë dhe më pas janë larguar, pasi janë ndihmuar nga shtetasit L. D. dhe B. S. (të arrestuar), të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjatë operacionit të koduar “Cooperation”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe i kanë bërë shenjë për ndalim, por ata nuk janë bindur dhe kanë kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë.
Nga verifikimet rezultoi se automjeti me targa të huaja me të cilin qarkullonin këta shtetas ishte i vjedhur.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit shtator, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 3 automjete, në Durrës, ndërsa në Tiranë kanë vjedhur 2 automjete, në njërin rast duke kanosur me thikë, pronarin e automjetit.

Gjithashtu, dyshohet se më datë 17.09.2026, shtetasi A. H. ka vjedhur me dhunë një shumë parash (xhiron ditore), në një pikë karburanti, në Bulqizë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

cooperation kavaje

Sondazh

Poll

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh