Stand Up- Duke nisur nga kjo e hënë, bojkoti u avokatëve përfshiu edhe masat e sigurisë të mbajtura këtu në gjykatën e posaçme të shkallsë së parë kundër korr krimit Tekst- Bojkoti u përshkallëzua me vendim të Këshillit të Dhomës së Avokatisë, pasi GJKKo nuk u tërhoq dhe nuk rishikoi rregulloren që avokatët e cilësojnë si cënim të punës së tyre. Por çfar ndodh nëse GJKKO arreston një të dyshuar dhe avokatët bojkotojnë seancën për masën e sigurisë? Bojkoti do të jetë pa afat, në pritje të reflektimit të GJKKO për rregulloren e re, ndërsa avokatët paralajmërojnë se kjo do të sjellë kaos. Prej javësh bojkotohen të gjitha seancat ndërsa gjykatë ka nisur edhe aplikimim e gjobave për përfaqësuesit ligjorë që mungojnë në sallën e gjyqit. 21 seanca gjyqësore ishin planifikuar këtë të hënë në GJKKO, por të gjitha u bllokuan mbasi komuniteti i mbrojtësve është palë e domosdoshme në proceset gjyqësore. Stand up- Kjo rregullore që po paralizon seancat ëshrë vënë në pikëpyetje nga mediat që përmes asociacionkt e kane paditur si antikushtetuese me aryetimin se cënon ëirinë e shtypit . Për Top news Kleida Muka