Arian Tahiri, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta procedojë sa më parë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Të lidhura
None found
Sipas Tahirit, Qeveria duhet të veprojë me përgjegjësi dhe pa humbur kohë, pasi nuk ka arsye që procesi të mos përfundojë brenda pak ditësh.
“Kuvendi e ka përmbushur detyrën e tij dhe tani përgjegjësia i takon Qeverisë. Ligji ndodhet në Qeveri, ndaj ajo duhet ta trajtojë me përgjegjësi e urgjencë. Vullneti i shprehur sot duhet të dëshmohet edhe përmes votës për Ligjin. Nuk ka asnjë arsye për vonesë; presim që Qeveria ta kryejë punën sot dhe ta sjellë Ligjin në Kuvend nesër ose pasnesër”, u shpreh ai.
Tahiri theksoi gjithashtu rëndësinë e votimit të Deklaratës për Specialen, duke thënë se përmes saj është shprehur revolta ndaj padrejtësisë në Hagë.
