POLITIKË /

"Rama nuk është i besueshëm", Topi për skandalin e SHISH: Përgjegjësia bie mbi kryeministrin, ai e propozoi Hysenin

Shkruar nga Versus

"Rama nuk është i besueshëm", Topi për skandalin e

Ish-presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuar në News24 ku foli për skandalin e ndodhur së fundmi në SHISH me drejtoreshën Vlora Hyseni dhe biznesmenin e arrestuar me urdhër të SPAK Ergys Agasi.

Topi tha se e gjithë përgjegjësia është e kryeministrit Edi Rama duke qenë se vetë ai e kishte propozuar në krye të SHISH. Më tej Topi tha se të gjithë krerët e institucioneve nuk janë të pavarur nga Rama dhe nuk kanë balancë institucionale dhe për këtë arsye përgjegjësia bie tek kryeministri.

“Ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008 e hasim dita-ditës. Për zgjedhjet, për çështjet e emërimit të titullarëve të institucioneve. Nuk shoh një njeri të pavarur në pemën administrative të administratës së shtetit. Këto janë të zgjedhur nga një dorë. Nuk paragjykoj punën e askujt, por më rezulton se nuk ka balancë ndërinstitucionale. E gjitha është tymnajë që të themi; kemi balancë. Në momentin kur në 2008 u cenua Kushtetuta, që çuan dhe në zgjedhje. Duke u ndalur te kreu i SHISH, përgjegjësia politike i bie kryeministrit në këtë rast. Ish-këshilltare e kryeministrit shkon dhe propozohet për kryetare të SHISH, nga zoti Rama. Zoti Rama nuk mund të jetë i besueshëm për atë që thotë, por për mua jo. Kam parë se sa herë shkon zoti Rama në Kuvend, çfarë të flasim për institucionet e tjera?!”, u shpreh Bamir Topi. Versus.al

Poll