Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

    Rasti i parë në histori/ Eutanizohet fëmija 2-vjeçar në Holandë, vuante nga dëmtime të rënda në tru

    “Deklaratat e mia u bazuan te nëna e Bleona Matës”, avokati Alban Duraj publikon sqarimin e plotë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik
    Botë

    213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

    September 28, 2026

    Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një rekord historik prej 1,9918 paund për litër (213 lekë për litër), sipas organizatës automobilistike RAC, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vijon të rrisë koston e karburanteve. Edhe çmimi i benzinës vijojnë të rriten, me një litër që aktualisht kushton 1,74 paund, përcjell A2 CNN.

    Gjatë shtatë muajve të fundit, lufta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në prodhimin dhe transportin e naftës në rajon, duke çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve të prodhuara nga nafta. RAC tha se çmimi i naftës ka hyrë në “territor të paeksploruar”, duke shërbyer si një kujtesë për “varësinë e madhe të Britanisë së Madhe nga ngjarjet që ndodhin shumë larg saj”.

    Çmimi i naftës është rritur tashmë me gati 40% që nga shpërthimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit në fund të shkurtit. Rekordi i mëparshëm ishte 1,9909 paund për litër, i regjistruar në qershor 2022.

    Rritja do të thotë se mbushja e një automjeti familjar mesatar me naftë kushton tashmë rreth 110 paund, ose 31 paund më shumë se në fillim të konfliktit.

    Benzina kushton aktualisht 0,41 paund për litër më shumë se në fillim të konfliktit, por çmimi i saj mbetet ende ndjeshëm nën rekordin e vitit 2022.

    Të dhënat e RAC bazohen në çmimin mesatar të naftës në një sërë supermarketesh, pikash karburanti në autostrada dhe shitësish të pavarur.

    Edhe Rusia, një tjetër prodhues i madh i naftës, ka vendosur një ndalim të eksporteve të naftës, pas sulmeve të Ukrainës ndaj rafinerive të saj, duke kufizuar më tej furnizimin.

    Nafta është më e vështirë për t’u rafinuar se benzina dhe, për shkak se përdoret gjerësisht nga industria e transportit të mallrave dhe në bujqësi, është shumë e vështirë të reduktohet kërkesa për të.

    Mbretëria e Bashkuar është shumë e varur nga importet. Edhe pse katër rafineritë në vend prodhojnë më shumë benzinë sesa nevojitet për konsum, ato nuk prodhojnë mjaftueshëm naftë për të përmbushur nevojat e vendit.

    Sipas të dhënave të Departamentit për Transportin, në fund të qershorit, në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar qarkullonin 15,1 milionë automjete me naftë. Kjo shifër është më e ulët se një vit më parë, kur ishin 15,7 milionë.

    aktualitet britani çmimet e karburanteve çmimet rekord çmimi 213 lekë për litër çmimi i karburantit çmimi i naftës çmimi rekord i naftës ekonomi ekonomi botërore ekonomia britanike Energjia karburantet Konsumatorët kostoja e jetesës lajme lajme ekonomike lajme ndërkombëtare Mbretëria e Bashkuar Nafta nafta bruto nafta në Britani nafta në Mbretërinë e Bashkuar rekord historik rritja e çmimeve Tregjet ndërkombëtare tregu i karburanteve tregu i naftës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

    September 28, 2026

    Rasti i parë në histori/ Eutanizohet fëmija 2-vjeçar në Holandë, vuante nga dëmtime të rënda në tru

    September 28, 2026

    “Deklaratat e mia u bazuan te nëna e Bleona Matës”, avokati Alban Duraj publikon sqarimin e plotë

    September 28, 2026

    Të shtëna me armë në një klub nate në Detroit, 3 të vdekur e 4 të plagosur

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.