E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elvis Lila shfaqet për herë të parë në publik pas komandimit në krye të SHISH

Elvis Lila është shfaqur për herë të parë në publik që prej komandimit të tij në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Lila ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, e cila u zhvillua pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Në pamjet e publikuara nga Presidenca, ai shihet mes titullarëve më të lartë të institucioneve të vendit.

Më 23 shtator, kryeministri Edi Rama e komandoi përkohësisht në krye të SHISH, pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

Lila, i cili mbante detyrën e drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH, do të drejtojë përkohësisht institucionin deri në momentin kur kryeministri t’i propozojë Presidentit emrin e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ndaj Vlora Hysenit, me urdhër të SPAK, u vendosën masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës. Ajo akuzohet për “nxjerrjen e sekretit shtetëror” dhe “përkrahjen e autorit të krimit”.

Elvis Lila është oficer karriere dhe prej rreth 20 vitesh pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa detyra drejtuese në strukturat e SHISH.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.