28 Shtator 2026, 14:08
Nga E.d
Ish-krerët e UÇK-së
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vite burg në total. Ajo u miratua me 99 vota, ndërsa Kuvendi shprehu shqetësimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ai e konsideroi dënimin e tyre si të papranueshëm, ndërsa kërkoi nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në deklaratën e miratuar thuhet se Kuvendi kundërshton çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim luftën e saj çlirimtare apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.
Deklarata e Kuvendit kundër burgosjes së ish-krerëve të UÇK
Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik, në seancën plenare të mbajtur më 28.09.2026;
Duke kujtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryt i një përpjekjeje të gjatë për dinjitet njerëzor, barazi dhe të drejtën e një populli për të vendosur vetë për të ardhmen e tij;
Duke rikujtuar se lufta e popullit për liri dhe pavarësi përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi në rrethanat e represionit sistematik dhe krimeve gjenocidale të Serbisë, kur popullit të Kosovës po i mohoheshin të drejtat themelore dhe vetë mundësia për të jetuar i lirë në vendin e tij;
Duke njohur rëndësinë vendimtare të ndërhyrjes së NATO-s për ndalimin e dhunës ndaj popullit të Kosovës dhe për çlirimin e vendit.
Duke theksuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Serbia ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, dhunë seksuale si armë lufte, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje.
I bindur se respektimi i shtetit të së drejtës përfshin edhe të drejtën dhe përgjegjësinë për të kundërshtuar, me mjete ligjore dhe institucionale, një aktgjykim që vlerësohet i padrejtë;
Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura ngushtë me sakrificën e brezave, me rezistencën politike dhe paqësore të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe me mbështetjen vendimtare të aleatëve tanë perëndimorë, përfshirë NATO-n.
Miraton këtë deklaratë:
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik, shpreh shqetësimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
2. Konsideron si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët.
3. KËRKON nga të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.
4. Në Kosovën e viteve 1998–1999, ekzistenca e një ndërmarrje të përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova është vërtetuar tashmë me aktgjykime të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndaj drejtuesve politikë, ushtarakë dhe policorë të Jugosllavisë dhe Serbisë. Ajo u zbatua përmes strukturave të një shteti që kishte nën kontroll ushtrinë, policinë dhe mjetet e tjera të pushtetit. Ky është konteksti historik dhe gjyqësor që duhet të mbetet i qartë sa herë flitet për luftën në Kosovë.
5. Kërkon nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
6. KUNDËRSHTON çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim luftën e saj çlirimtare apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.
7. E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë. Kuvendi do t’i mbrojë të tria pa kompromis./Dosja.al
kuvendi kosova haga
Politike
28 Shtator 2026, 13:36
I.A
Ambrozia Meta
TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka tentuar që t'i drejtojë një pyetje kryeministrit Edi Rama ditën e sotme n&eu...
Politike
28 Shtator 2026, 13:38
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa e nisi mbledhjen me një debat të fortë...
Politike
28 Shtator 2026, 12:50
G.M
Ulsi Manja
TIRANA- Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamenatar të Ligjeve nisi me batuta ndërsa më pas vijoi me tensione. Drejtuesi Ulsi Mjan...
Politike
28 Shtator 2026, 12:55
E.d
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi ...
Politike
28 Shtator 2026, 12:34
G.M
Ulsi Manja dhe Saimir Korreshi
TIRANA- Një debat me tone ironike është zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve mes deputet...
Politike
28 Shtator 2026, 12:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Presidenca ka dhënë më shumë detaje rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtar...
Politike
28 Shtator 2026, 11:31
I.A
Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka b&eu...
Politike
28 Shtator 2026, 11:21
E.d
Andreas Schieder dhe Edi Rama
TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder deklaroi gjatë fjal...
Politike
28 Shtator 2026, 11:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe nevoja për një qasje më të shpejtë politik...
Politike
28 Shtator 2026, 11:11
E.d
Andreas Schieder
TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria ...