Mesazhe me përmbajtje seksuale me nxënësen 13-vjecare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet pranë institucioneve arsimore për të parandaluar aktivitetet e paligjshme. Në kuadër të operacionit “Barriera”, janë zbuluar 6 lokale ku zhvilloheshin lojëra fati të paligjshme.
Për këtë veprimtari janë arrestuar 8 persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 celularë dhe pajisje DVR, të përdorura për vendosjen e basteve sportive. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
“Tiranë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona.
Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati.
Vihen në pranga 8 shtetas dhe sekuestrohen 10 pajisje.
Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së lokaleve, veçanërisht atyre në afërsi të institucioneve arsimore, për lojëra fati ilegale, me celularë, kompjuterë dhe/ose makineta, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Barriera”.
Në kuadër të këtij operacioni u zbulua se në 6 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, në afërsi të shkollave, viheshin baste sportive, me celularë.
Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, punonjës në 2 prej lokaleve, si dhe shtetasit D. V., 24 vjeç; B. Ç., 42 vjeç; E. S., 43 vjeç; A. D., 26 vjeç; E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e subjekteve, duke vënë baste.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati.
Hetimi dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.
Top Channel