Zbulohen 6 lokale me baste pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 8 persona

28 Shtator 2026 | 14:15

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Barriera”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e lojërave të fatit të paligjshme në afërsi të institucioneve arsimore.

Sipas policisë, gjatë operacionit u zbuluan 6 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku organizoheshin baste sportive përmes telefonave celularë. Në pranga përfunduan 8 persona, ndërsa u sekuestruan 10 pajisje të përdorura për këtë veprimtari.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 2, Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Të arrestuarit janë punonjësit e dy prej lokaleve, M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, si dhe D. V., 24 vjeç, B. Ç., 42 vjeç, E. S., 43 vjeç, A. D., 26 vjeç, E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët, sipas policisë, u kapën në flagrancë duke vendosur baste në ambientet e subjekteve.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan një pajisje DVR dhe 9 telefona celularë me faqe aktive për lojëra fati.

Policia bëri të ditur se hetimet dhe kontrollet do të vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla: Reforma në drejtësi i dha fund imunitetit politik, sfida tani është konsolidimi

Kryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Taulant Balla e cilësoi reformën në drejtësi një nga dëshmitë më domethënëse të përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian....
13:42 | 28/09/2026

Takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë, mbërrin në “Vilën e Kuqe” kryeministri Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në “Vilën e Kuqe” 30 minuta më herët, ku do të zhvilloj takimin e njoftuar me ministrat dhe drejtuesit politikë....
13:39 | 28/09/2026

Vodhën 6 makina në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, në pranga 2 autorët! Morën edhe lekët e një karburanti

Dy persona janë vënë në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se janë autorët e 6 rasteve të vjedhjes së...
13:22 | 28/09/2026