Vendi
Arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnjë, i kapen mesazhet me përmbajtje seksuale me nxënësen 13-vjecare

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, përmes mesazheve, një nxënëse 13-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. S., 60 vjeç, mësues në një shkollë në Lushnjë.
Policia bën me dije se ndaj tij ka nisur procedimi pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale një nxënëseje 13-vjeçare.




