Me 99 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deklarata, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare, duke shprehur shqetësimin lidhur me aktgjykimin e shkallës së pare së Speciales. Deklarata u prezantua nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila tha se parlamenti kundërshton aktgjykimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Më 16 shtator, Specialja dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 vjet burgim Rexhep Selimin.