Paralajmërimi i inteligjencës daneze: Rusia do të sulmojë NATO-n

28 Shtator 2026 | 14:25

Rusia mund të ndërmarrë sulme të kufizuara ndaj vendeve të NATO-s, ndërsa tensionet me Evropën rriten.

 Paralajmërimi vjen nga shërbimi danez i inteligjencës ushtarake, në raportin e publikuar më 24 shtator.

Sipas Corriere della Sera, një pushtim i plotë i një vendi të NATO-s mbetet shumë i pamundur, por rreziku për incidente ushtarake të kufizuara është në rritje.

Inteligjenca daneze vlerëson se Moska mund të tentojë të testojë reagimin e Aleancës përmes sulmeve ndaj infrastrukturës, sabotazheve ose operacioneve të tjera që mund të shkaktojnë përçarje brenda NATO-s.

Në raport thuhet gjithashtu se lufta hibride ruse ndaj vendeve evropiane po përshkallëzohet. Në fokus janë sulmet kibernetike, sabotazhet dhe ndërhyrjet që synojnë të pengojnë mbështetjen ushtarake të Evropës për Ukrainën.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga danezët është mundësia e përdorimit të operacioneve me flamur të rremë, përfshirë sulme me dronë që mund të paraqiten si veprime të Ukrainës.

Sipas inteligjencës daneze, Kremlini e sheh forcimin ushtarak të Evropës si një kërcënim në rritje dhe mund të konsiderojë vitet e ardhshme si një periudhë vendimtare.

Megjithatë, raporti thekson se një sulm ndaj një vendi të NATO-s do të ishte i rrezikshëm për Rusinë, pasi do të mund të shkaktonte një përgjigje të përbashkët ushtarake të Aleancës.

Skenari më i rrezikshëm, sipas analizës, do të ishte një llogaritje e gabuar nga Moska lidhur me gatishmërinë e NATO-s për të reaguar së bashku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze

Bashkimi Evropian të hënën zgjati mandatet e misioneve të saj të ndihmës kufitare dhe policore në territoret palestineze për nëntë muaj, deri më 30 qershor...
14:25 | 28/09/2026

Pse gratë ruse po zgjedhin Brazilin për të lindur?

Julia dhe Dmitry (emrat e ndryshuar për arsye sigurie) udhëtuan nga Rusia në Brazil këtë verë për të lindur fëmijën e tyre atje. “Sigurisht, nuk...
14:24 | 28/09/2026

Ministri izraelit, komandantit të Hamasit: Do të të ekzekutoj

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i tha një komandanti të lartë të Hamasit, të burgosur në Izrael, se do të kërkonte ekzekutimin...
14:06 | 28/09/2026