web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse z. Rama mbeti një “çun Tirone” dhe nuk u bë kurrë burrë shteti?

28 Shtator 2026, 14:10, Opinione Dashnor Kokonozi

Pse z. Rama mbeti një “çun Tirone” dhe nuk u bë

Sepse, për fat të keq, burrat e shtetit nuk prodhohen në kursin e vizatimit, as në studiot ku mësohet si të bësh poza para kamerës. Aftësia për të mbajtur përgjegjësi është cilësi e rrallë; ndërsa aftësia për t’u fshehur pas shprehjes “unë nuk di asgjë për dardhat pas kurrizit” është zanat i vjetër i “çunave të Tironës” kur vinte fjala për të mbajtur përgjegjësi.

Në fakt, kjo filozofi e “të tjerëve që bëjnë pisllëqet” është e denjë për komandantin e një çete pionierësh, jo për kryeministrin e një vendi. Por ja që morali i “çunit” nuk është funksion shtetëror; është thjesht një mënyrë e lehtë për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Ndërsa funksioni politik, për fat të keq, nuk të pyet për moralin e lagjes ku je rritur: nxjerr në shesh vetë thelbin tënd.

Dje, temperatura politike ishte aq e lartë sa të gjithë,  madje edhe socialistët, prisnin të dëgjonin dorëheqjen e z. Rama. Prisnin ndjesën e tij, ndoshta edhe një grimë reflektim për udhëtimin në New York, ku gjeti guximin të akuzojë popullin e vet para botës. Por jo: lëvozhga e “çunit të Tironës” nuk çahet kaq lehtë. Ai doli dhe tha se nuk mban përgjegjësi për atë që bëjnë të tjerët. Ironia është se këtë e thonë zakonisht ata që nuk kanë asnjë përgjegjësi, jo ata që fluturojnë me avionë e helikopterë për qejf, mbledhin qeverinë nëpër vende ku pushojnë vetë dhe shpenzojnë miliona për gjethe dekorative te dritarja e zyrës.

Pastaj, me një pafajësi që do ta kishin zili edhe aktorët e teatrit amator, bën të paditurin: “Unë nuk dija gjë për dardhat pas kurrizit”. Ndërkohë që edhe në Francë na vinin zëra se pas takimit me zëvendësin e tij, te zyra ngjitur, investitorëve u bëhej pyetja e famshme: “Po pjesa ime, cila është?”

Përgjegjësitë? Nga kanabizimi tek inceneratorët, nga sterilizimi te Check-Up-i, nga SHISH-i tek emërimet e turpshme. Thua se ndërkombëtarët të dhanë rekomandime "të shkëlqyera" për znj. Hyseni, por në fakt, me atë emërim si “garip Tirone”, deshe t’ia “dhjesësh” Albin Kurtit, sepse Kosova duhej pyetur e para.

Tahirin e emërove vetë, pastaj bëre të paditurin ndërkohë që vendi u kthye në plantacion kanabisi. Zeqinet i thirre vetë, parlamentin e përdore si bunker kundër drejtësisë, një skemë që e përsërite edhe me znj. Balluku.

Dhe prapë guxon të flasësh për “dardhat pas kurrizit”.

Juristët kanë të drejtë: përgjegjësia penale është individuale. Por përgjegjësia e zgjedhjes së njerëzve që e renditën Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Europë është e z. Rama. 

Këtë ai nuk e pranon dot, sepse për fat të keq, z. Rama kurrë nuk u bë burrë shteti, mbeti thjesht një “çun Tirone” me privilegje shtetërore./ CNA





14:06 Opinione Mitro Çela

MILIONERË NGA POLITIKA

Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...

19:14 Opinione Luan Rama

TRADHËTIA NDAJ SHTETIT

Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...

16:13 Opinione Arben Ramkaj

Horizonti i Elbasanit

Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...

11:47 Opinione Luçiano Boçi

TË RROFTË EMRI…

Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...

21:11 Opinione Lutfi Dervishi

Orët e Tiranës

Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...

Lajmet e fundit nga