web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali / Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut, ja kush lëvizte me mjetin

28 Shtator 2026, 14:23, Aktualitet CNA

Skandali / Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut, ja kush lëvizte

Gazetari Arsen Rusta ka zbuluar të tjera skandale në lidhje me ish-kryetaren e SHISH.

Gazetari u është përgjigjur deklaratave të Ramës kundër mediave, të cilat kanë publikuar detaje nga dosja hetimore apo komunikimet mes Hysenit dhe Ergys Agasit.

Rusta ka zbuluar një tjetër skandal. Gazetari thotë se mjeti Skoda, në pronësi të SHISH-it, që përdorej nga znj. Hyseni dhe z. Kole, e disa të tjerë në SHISH mbante targat AB 5XX XX.

Skandali / Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut, ja kush lëvizte

Sipas tij, i njëjti mjet dyshohet se përdorej për lëvizje të sigurta edhe nga i kërkuari nga drejtësia, Ergys Agasi, të cilit i besohej nga SHISH-i.

Më tej, ai nënvizon se zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK.

“E teksa hetimi vijonte e vijon dhe Prokurori ishte në zyrë dhe makina në parkimin e SPAK-ut, ky mjet lëvizte me fenelina nëpër Durrës, Elbasan e disa qytete të Shqipërisë, e jo vetëm lëvizte, por shkelte edhe rregullat e qarkullimit”, thekson gazetari Arsen Rusta.

“Një nga dhjetëra faqet e dosjes së aferës së SHISH-it u komentua së fundmi nga kryeministri Edi Rama, si një linçim ndaj Vlorës.

Por ama, në shumë faqe të tjera rezulton një linçim i përditshëm i vartësve të Vlorës, ndaj SPAK-ut dhe jo vetëm. E këta vartës janë sot ende drejtues në SHISH. I denoncuar publikisht është Jurgen Kole, ndërsa në listën e të dyshuarve të SPAK-ut janë Kole dhe drejtuesi aktual Elvis Lila.

Vetëm një episod do të mjaftonte që i gjithë zinxhiri drejtues i SHISH-it të ishte në pranga sot e më e pakta shkarkuar nga qeveria.

E meqë SPAK-u u akuzua për masë drastike, prokuroria është treguar e butë dhe jo agresive. Sipas Kodit të Procedurës Penale, masa ekstreme është arresti me burg dhe jo arresti në shtëpi, z. Kryeministër.

Nëse nuk e dini, mësojeni.

Mjeti Skoda, në pronësi të SHISH-it, që përdorej nga znj. Hyseni dhe z. Kole, e disa të tjerë në SHISH mbante targat AB 5XX XX.

I njëjti mjet dyshohet se përdorej për lëvizje të sigurta edhe nga i kërkuari nga drejtësia, i dashuri i Vlorës, të cilit i besohej nga SHISH-i.

Por zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK. E teksa hetimi vijonte e vijon dhe Prokurori ishte në zyrë dhe makina në parkimin e SPAK-ut, ky mjet lëvizte me fenelina nëpër Durrës, Elbasan e disa qytete të shqipërisë, e jo vetëm lëvizte, por shkelte edhe rregullat e qarkullimit.

Pra, disa dhe Vlora me siguri e di mirë se si guxuan apo u urdhëruan ta bënin edhe vjedhjen e targave të prokurorit të SPAK-ut dhe vetë SPAK-ut për t'i përdorur në një operacion ilegal.

E nderuara qeveri, i nderuar z.Rama, në të tillë situatë SPAK-u të ka dhënë një mundësi: hap sytë nga delirantët, sepse nuk do të jetë e largët dita kur, siç kanë folur në emrin tuaj, kanë filluar të thonë se ti do t’i mbrosh pasi ata të shantazhojnë. Kjo nga kafenetë e rrugës.

Në këtë situatë në mos e falënderosh SPAK-un dhe prokurorinë, lëri të bëjnë punën. Mëso edhe ti sa dardha kanë ngrënë, vjedhur e molepsur pas shpinës tënde, qeverisë dhe në kurriz të Shqipërisë”, deklaron Rusta./ CNA





Lajmet e fundit nga