Pas miratimit në Kuvend të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj e ka cilësuar nismën si të vonuar.
Të lidhura
None found
Sipas Haradinajt, deklarata e miratuar 13 ditë pas vendimit dënues do të kishte kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave Kuvendi do të miratonte ligjin për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ai i ka konsideruar kalkulime politike të gjitha zhvillimet e tjera, përfshirë edhe takimet e errëta.
Haradinaj ka kundërshtuar gjithashtu qasjen që debati të përqendrohet te lartësia e dënimit, duke e cilësuar atë si të papajtueshme me qëndrimin e shqiptarëve, të cilët, sipas tij, janë ngritur në sheshet e botës me thirrjen: “Jo në emrin tim”.
