Detaje të reja janë zbardhur nga skandali i SHISH ku ish-shefja Vlora Hyseni i jepte informacion biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. Sipas ëeblajm, në disa prej faqeve të shumta të dosjes, shfaqen fragmente të tjera që inkrimojnë të gjithë institucionin e SHISH.
Informacionet e publikuara flasin për një skandal edhe më të rëndë ku përmendet edhe fakti që targat e automjetit të një prokurori të SPAK-ut ishin vjedhur. Këto targa, sipas burimit në fjalë, ishin vendosur në mjetin tip “Skoda” në pronësi të SHISH që përdorej nga vetë Vlora Hyseni, Jurgen Kole etj.
Jo vetëm kaq! I njëjti automjet me targat ‘AB 5XX XX’, përdorej për lëvizje të sigurta nga Ergys Agasi i cili qarkullonte në Shqipëri gjatë kohës që ishte në kërkim, krejt i sigurt me informacionet që merrte nga shefja e SHISH.
Ky automjet me targat që i ishin vjedhur makinës së prokurorit të SPAK, qarkullonte me fenelina nëpër Durrës, Elbasan e disa qytete të Shqipërisë edhe duke shkelur rregullat e qarkullimit.
Nuk dihet ende sesi targat e vjedhura të prokurorit të SPAK kishin arritur të përdoreshin nga SHISH, por një gjë është e sigurt, ky detaj e thellon edhe më tej skandalin dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë në vend. Versus.al

