Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohen 6 lokale që ushtroheshin veprimtari të paligjshme në Tiranë, arrestohen 8 persona! Sekuestrohen 9 celularë

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohen 6 lokale që ushtroheshin veprimtari të paligjshme në
Foto nga lokalet e zbuluar

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 8 persona, të cilët u kapën duke vënë baste sportive në lokale që ushtronin veprimtari të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, punonjës në 2 prej lokaleve, si dhe shtetasit D. V., 24 vjeç; B. Ç., 42 vjeç; E. S., 43 vjeç; A. D., 26 vjeç; E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e subjekteve, duke vënë baste.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në zona të ndryshme të kryeqytetit, policia zbuloi se në 6 lokale, të ndodhura në afërsi të shkollave, zhvillohej aktivitet i paligjshëm i vënies së basteve sportive përmes celularëve.

Në cilësinë e provës materiale, nga këto ambiente u sekuestruan pajisje DVR, si dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona.

Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati.

Vihen në pranga 8 shtetas dhe sekuestrohen 10 pajisje.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së lokaleve, veçanërisht atyre në afërsi të institucioneve arsimore, për lojëra fati ilegale, me celularë, kompjuterë dhe/ose makineta, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Barriera”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua se në 6 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, në afërsi të shkollave, viheshin baste sportive, me celularë.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, punonjës në 2 prej lokaleve, si dhe shtetasit D. V., 24 vjeç; B. Ç., 42 vjeç; E. S., 43 vjeç; A. D., 26 vjeç; E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e subjekteve, duke vënë baste.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati.

Hetimi dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese