Irani ka paraqitur një ankesë në OKB lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër sektorit të tij të aviacionit, të cilat kanë detyruar anulimin e fluturimeve.
“Për të mbrojtur të drejtat legjitime të industrisë së aviacionit dhe për t’iu kundërvënë kufizimeve të paligjshme të vendosura nga Amerika, Irani ka hartuar dhe paraqitur një protestë zyrtare në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO)”, tha shefi i aviacionit civil, Abouzar Shiroudi.
ICAO është një agjenci e OKB-së me seli në Montreal, Kanada që përcakton dhe rregullon standardet për aviacionin civil.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, ne kemi paraqitur gjithashtu një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, shtoi Shiroudi.
Më herët këtë muaj, SHBA-të vendosën kufizime mbi industrinë e aviacionit të Iranit dhe paralajmëruan kompanitë ndërkombëtare se do të kishin pasoja nëse ato vazhdonin të punonin me linjat ajrore iraniane.
Lini një Përgjigje