web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtarësimi në BE/ Rama: Shqipëria përparësi ndaj vendeve të tjera

28 Shtator 2026, 14:36, Aktualitet CNA

Anëtarësimi në BE/ Rama: Shqipëria përparësi ndaj

Kryeministri Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë, nga ku nisi fjalën e tij duke iu referuar Flamingove, duke thënë se po e përjetojmë këtë pjesë të historisë si revolucion të rritjes së pritshmërive.

Ai tha se nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, nuk do të jetë thjesht një dështim, por dështimi i saj më i madh. 

Europa duhet të gjejë momentin për t’u thënë të gjithëve të bëhen pjesë e tavolinës së saj, bazuar në meritën e secilit prej vendeve, u shpreh Kryeministri, dhe se kjo nuk duhet të ndodhë vetëm në rast se ka sulme.

Ndërsa Kryeministri Rama vuri theksin te fakti se Shqipëria ka përparësi ndaj vendeve të tjera në raport me anëtarësimin në BE, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, tha se mbyllja e kapitujve të parë të negociatave tregon se Shqipëria po shkon me hapa të sigurt drejt BE-së dhe se Kuvendi i Shqipërisë është i vetëdijshëm për rolin vendimtar mbi ecurinë e reformave.

Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve europiane.

Diskutimet u përqendruan te procesi i zgjerimit të BE-së, reformat, stabiliteti dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit./ CNA





Lajmet e fundit nga