web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjerimi i BE-së/ Ndërkombëtarët: Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë

28 Shtator 2026, 14:43, Aktualitet CNA

Zgjerimi i BE-së/ Ndërkombëtarët: Shqipëria ka

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, u shpreh gjatë Konferencës Ndërparlamentare të kësaj të hëne se Shqipëria ka qenë mjaft e angazhuar ndaj anëtarësimit në BE, por çështja nuk duhet të qëndrojë vetëm te hapja e kapitujve, por edhe te mbyllja e tyre.

Ai e konsideroi këtë periudhë si fazën e fundit të garës, ku ka ende disa kapituj që duhen mbyllur dhe se tashmë sfida qëndron te zbatimi i ndikimit të këtyre kapitujve dhe mundësimi që këto reforma të shkojnë te shoqëria, dhe ajo të ndryshojë.

Schieder vuri theksin te hapat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe fakti se raporti vjetor është votuar me shumicë votash duke qenë se të gjithë e shohin përparimin e bërë nga ky vend.

“Nuk është çështje vetëm të hapen kapitujt, ato duhen mbyllur, por pastaj vjen edhe zbatimi që ka ndikimi i këtyre kapitujve. Prandaj, jemi në atë fazën e fundit, Shqipëria duhet të mbyllë edhe ato kapituj, ka kohë plotësisht për ta bërë atë gjë dhe pastaj mund të mendojmë edhe atë që Shqipëria meriton të jetë anëtare e re e BE-së përpara fundit të kësaj dekade.”

Më tej takimi vijoi me videomesazhin e kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, David McCallister, i cili tha se zgjerimi i Bashkimit Europian, i afron ekonomitë me njëra-tjetrën, forcon institucionet demokratike dhe ndihmon që kontinenti të ketë një qëndrueshmëri afatgjatë.

Sipas tij, lënia e Ballkanit Perëndimor në një pasiguri afatgjatë, mund t’u japë mundësinë palëve të treta të ndikojnë negativisht, dhe se agresioni rus ndaj Ukrainës e vërteton më së miri këtë fakt.

"Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë shumë progres. Presidenti i Unionit përmendi prosperitetin, pra begatinë, sigurinë dhe demokracinë dhe i vendosi në qendër të programit të BE-së dhe zgjerimi kontribuon në të tria këto elemente, të tria këto shtylla, i afron ekonomitë me njëra-tjetrën, i forcon institucionet demokratike dhe ndihmon që të kemi qëndrueshmëri afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar se sa rëndësi ka zgjerimi i BE-së dhe të lësh Ballkanin Perëndimor në një pasiguri kaq të gjatë, me mbështetje të vogël për reformat dhe në këtë situatë kjo krijon mundësi që edhe palët e treta të zgjerojnë ndikimin e vet negativ aty”, tha McCallister.

Pjesa e parë e konferencës u mbyll me fjalën e ambasadores së BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila tha se Shqipëria ka një ecuri konkrete në procesin e anëtarësimit dhe se e ardhmja europiane e Shqipërisë po bëhet gjithmonë e më e prekshmë.

Ajo tha se për Bashkimin Europian, me rëndësi absolute është që vetë qytetarët shqiptarë të ndiejnë efektin shndërrues që sjell anëtarësimi në BE./ CNA





Lajmet e fundit nga