Vlorë, dyshohet se përdh'unoi një shtetase dhe i grabiti paratë, shpallet në kërkim 43-vjeçari
Lajmifundit
/
28 September 2026, 14:49
Aktualitet

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje dhe më pas vjedhjen e një shume parash.
Shtetasi me inicialet F. Y., 43 vjeç, dyshohet se më 26 shtator 2026 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe i ka vjedhur asaj një shumë parash.
Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave lidhur me rastin.


