AKTUALITET /

Do i merrnin Dukës 100 mijë euro në emrin e Ballës, dalin FOTO-t e dy të rinjve të arrestuar

Shkruar nga Versus
Do i merrnin Dukës 100 mijë euro në emrin e Ballës, dalin
Edison Korra, Armand Duka, Orest Balla

Personat që shihni në foto janë Edison Korra dhe Orest Balla, dy të rinjtë që u arrestuan për tentativën e zhvatjes së 100 mijë eurove nga presidenti i FSHF, Armand Duka. 

Të arrestuarit, dyshohet se janë pjesë e grupit të mashtruesit Florian Gjergji. Ata e kontaktuan Dukën duke iu prezantuar si socialisti Taulant Balla dhe duke i thënë se i duheshin 100 mijë euro në kriptovaluta.

Presidenti i FSHF menjëherë e kuptoi se po tentohej të mashtrohej dhe njoftoi policinë për të ngritur skemën falë së cilës ranë në pranga 2 të rinjtë. Versus.al

Poll