Hungarezi Kapraly do të vendos drejtësi në transfertën e Shqipërisë në San Marino
Shqipëria do të zbresë të martën në fushë për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, ku do të përballet me San Marinon. Takimi do të zhvillohet në transfertë, në orën 20:45, ndërsa tashmë është bërë publike edhe trupa e arbitrimit.
UEFA i ka besuar drejtimin e sfidës arbitrit hungarez Mihaly Kapraly. Ai do të asistohen nga bashkëkombësit Balazs Buzas dhe Peter Kobor. Detyrën e gjyqtarit të katërt do ta ketë Marcell Derdak, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë një tjetër arbitër hungarez, Tamas Bognar.
Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas një starti pozitiv në Nations League. Në ndeshjen e parë, Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë, duke marrë tri pikët në sfidën e zhvilluar në shtëpi.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Rolando Maran synon të vijojë me rezultat pozitiv edhe në transfertën ndaj San Marinos.

