Amir Shaipi kërkon reagim ndaj Izraelit: Kosova ka potencialin për të fituar

Portieri Amir Shaipi beson se Kosova duhet të dëshmojë cilësitë e saj në ndeshjen kundër Izraelit.

Të lidhura

None found

Pas disfatës ndaj Austrisë, “Dardanët” i pret përballja me izraelitët, takim në të cilin fitorja është e domosdoshme.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Shaipi analizoi gabimet e skuadrës në duelin me Austrinë dhe u bëri thirrje bashkëlojtarëve të reagojnë për të siguruar tri pikët ndaj Izraelit.

Ai theksoi se në mesfushë Kosova nuk pati agresivitetin e nevojshëm në duelet për topat e dytë, ndërsa kundërshtarit iu krijua shumë hapësirë. Sipas tij, fakti që Austria luante më shpejt ndikoi në paraqitjen e ekipit.

Për ndeshjen e radhës, portieri kërkoi një reagim të fortë jo vetëm nga skuadra, por edhe në respekt të tifozëve dhe gjithë njerëzve të Kosovës, duke nënvizuar se ekipi ka cilësi të mjaftueshme për të mposhtur kundërshtarët.

Shaipi shtoi se lojtarët duhet të hyjnë në ditën e ndeshjes me përqendrim maksimal, në mënyrë që të tregojnë se mund ta mposhtin edhe Izraelin.

Takimi Izrael–Kosovë do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 20:45.


sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet