28 Shtator 2026, 15:10
Nga G.M
Flamuj të Bashkimit Evropian në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel. Fotografi nga arkivi.
Një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Komisioni Evropian ia ka kujtuar Beogradit se duhet t'i përshatë më shumë politikat e tij me ato të Bashkimit Evropian, përfshirë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
“Si vend kandidat, nga Serbia pritet që politikat e saj t'i harmonizojë me objektivat e BE-së, përfshirë politikën energjetike dhe atë të jashtme, dhe të jetë një partnere e besueshme që ndjek të njëjtin drejtim strategjik”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
Ai tha se qëndrimi i BE-së ndaj marrëdhënieve të vendeve kandidate me Rusinë është “gjithmonë plotësisht i qartë”.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen sikur gjithçka të ishte si më parë me regjimin e Putinit, dhe kjo në hijen e luftës agresore, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Mercier.
Deklaratat e tij pasuan bisedën telefonike të 26 shtatorit mes Vuçiqit dhe Putinit. Biseda u zhvillua një ditë para se Vuçiqi të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, pasi është bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për postin e kryeministrit në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit.
Pas bisedës me Putinin, Vuçiq tha se beson se marrëveshja për furnizimin e Serbisë me gaz rus do të zgjatet. Marrëveshja e tanishme afatshkurtër skadon më 30 shtator. Serbia e importon nga Rusia më shumë se 80 për qind të gazit që konsumon.
Beogradi nuk ka arritur marrëveshje afatgjatë për furnizimin me gaz që nga skadimi i kontratës së mëparshme trevjeçare, në verën e vitit 2025. Që atëherë, marrëveshjet me Moskën janë zgjatur për periudha të shkurtra. Marrëveshja e tanishme u zgjat në qershor për tre muaj. Komisioni Evropian tha se është në dijeni të bisedës mes Vuçiqit dhe Putinit.
Duke iu referuar deklaratës së Vuçiqit se presidenti i ardhshëm i Serbisë do të duhet të kujdeset për interesat e vendit dhe ta ruajnë një baraspeshë në raport me aktorët e rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, Mercier rikujtoi detyrimet që Serbia i ka si vend kandidat për anëtarësim në BE.
Sipas tij, vendimi i Serbisë për të aplikuar për anëtarësim nënkupton zotimin për t'i harmonizuar politikat e saj me BE-në, përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Përputhshmëria e Serbisë me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë vazhdon të jetë dukshëm më e ulët sesa te vendet e tjera kandidate në Ballkanin Perëndimor”, tha Mercier.
Ai shtoi se Serbia duhet, si prioritet, t'i intensifikojë përpjekjet për një nivel “më të qëndrueshëm dhe dukshëm më të lartë” të harmonizimit me politikën e BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.
“Duam të jemi në gjendje të llogarisim në Serbinë si një partnere të besueshme”, tha ai.
Komisioni Evropian tha se BE-ja po e rrit mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë energjetike, me synim uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile dhe diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit. Sipas Mercier, kjo do t'u mundësonte vendeve të rajonit integrim më të mirë të rrjeteve energjetike dhe qasje në energji nga burime të ndryshme.
“Pas fillimit të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, pamë se sa e rëndësishme është kjo dhe çfarë problemesh mund të shkaktojë për çdo vend evropian, përfshirë Serbinë”, tha ai.
BE-ja synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të ndërpresë gradualisht dhe në mënyrë efektive importin e gazit dhe naftës ruse, ndërsa nga vendet kandidate pret që t'i përshtatin politikat e tyre me këtë objektiv.
Negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE kanë ngecur, ndër të tjera, edhe për shkak se ajo nuk e ka përshtatur mjaftueshëm politikën e saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Niveli i saj i përputhshmërisë me politikën e sanksioneve të BE-së është rreth 60 për qind./REL
aleksander vucic vladimir putin rel
Bota
28 Shtator 2026, 15:00
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur marrëveshje për uljen reciproke të tarifave për mallra...
Bota
28 Shtator 2026, 14:16
G.M
Vullkani Kilauea
HAWAII- Pamje spektakolare janë regjistruar nga shpërthimi i vullkanit Kilauea në Hawaii, ku rrjedhat e lavës së ...
Bota
28 Shtator 2026, 14:04
G.M
Policia në RAF Fairford
ANGLI- Pesë shtetas britanikë, të moshave 20 deri në 25 vjeç, janë arrestuar pranë baz&eu...
Bota
28 Shtator 2026, 13:56
E.d
Péter Magyar
HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka votuar të hënën për heqjen e imunitetit parlamentar të kryeministrit P...
Bota
28 Shtator 2026, 13:43
E.d
Panda
SHBA- Dy panda gjigante zbarkuan në Atlanta, të ngarkuara me detyrën e çiftëzimit për të ndihmuar në siguri...
Bota
28 Shtator 2026, 13:26
E.d
Pamje
ANGLI- Hëna e plotë e shtatorit shkëlqeu në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar të shtunën dhe shumë n...
Bota
28 Shtator 2026, 12:46
G.M
Një pllakat i Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit para Pallatit të Republikës Sërpska në Banjallukë, 15 shtator 2026.
Vd...
Bota
28 Shtator 2026, 12:23
G.M
Ana Brnabic
SERBI- Ana Brnabic ka marrë detyrën e Presidentes në detyrë të Republikës së Serbisë, pas dorëheqj...
Bota
28 Shtator 2026, 09:53
E.d
Foto ilustruse
TURQI- Një hetim i gjerë financiar ka shkaktuar përplasje politike në Turqi, ndërsa një zyrtare e lartë e...
Bota
28 Shtator 2026, 09:31
E.d
Pamje
IRAN- Prokurorët në Iran kanë nisur një çështje penale ndaj një kompanie teatrore pas publikimit të një...