E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut, shkon në dhjetë numri i viktimave

Numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut është rritur në 10, pasi ka ndërruar jetë një pacient 70-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, dr. Fadil Cana, informoi për gjendjen lidhur me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Reklamë

Cana tha se pacienti që ndërroi jetë kishte qëndruar 57 ditë në Repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës, por pavarësisht të gjitha masave dhe procedurave të ndërmarra, ndërroi jetë gjatë fundjavës.

“Ka vetëm një pranim të ri të konfirmuar më 25 shtator. Ndërkaq, gjithsej shtatë pacientë janë të hospitalizuar në Klinikë, prej të cilëve dy kanë pasqyrë më të rëndë klinike”, tha ai.

Ai shtoi se deri më tani gjithsej 67 raste me formën neuroinvazive të sëmundjes janë hospitalizuar në Klinikë, prej të cilëve 10 kanë ndërruar jetë, 50 janë shëruar ndërsa shtatë aktualisht janë në këtë institucion shëndetësor publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.