“Luftëtar në mbrojtje” – Amir Rrahmani kryeson statistikat në “Serinë A”

Amir Rrahmani po zhvillon një nisje të fortë të sezonit në “Serinë A”, duke u dalluar veçanërisht në duelet e fituara.
Mbrojtësi i Napolit është aktualisht në krye të statistikave për këtë kategori, me 41 duele të fituara, sipas të dhënave të publikuara për sezonin 2026/27.
Ish- kapiteni i Kosovës ka qenë titullar në pesë ndeshjet e para të kampionatit dhe ka luajtur të gjitha 450 minutat.
Përveç dueleve të fituara, Rrahmani ka regjistruar edhe 26 duele ajrore të fituara dhe 35 largime të topit, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në prapavijën e skuadrës së Napolit.
Paraqitja e tij ndaj Bolognës ishte veçanërisht domethënëse. Në fitoren 1-0 të Napolit, Rrahmani fitoi 11 duele, tetë prej tyre në ajër, ndërsa realizoi edhe tri largime dhe një bllokim vendimtar. Për këtë paraqitje ai u përfshi në formacionin e javës nga Sofascore.
Me vazhdimësinë që po tregon në startin e sezonit, Rrahmani mbetet një nga figurat kryesore të mbrojtjes së Napolit dhe një prej mbrojtësve që po spikat më shumë në statistikat e kampionatit italian.




