E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga “republika e të korruptuarve”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se integrimi europian nuk mund të kufizohet te hapja e kapitujve, por duhet të sjellë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, forcim të institucioneve dhe fundin e pandëshkueshmërisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe punët e jashtme të vendeve të Bashkimit Europian, Tabaku theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se organet e drejtësisë po veprojnë, por nuk mund të përdoren si dëshmi e pastërtisë së qeverisë.

Reklamë

“Hetimi i zyrtarëve të lartë tregon se drejtësia po vepron. Por kjo nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë. Kjo tregon sistemin e korruptuar që është ngritur”, u shpreh ajo.

Deputetja demokrate kritikoi përpjekjet për të sulmuar prokurorët apo për ta paraqitur hetimin si persekutim politik, duke përdorur si alibi prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e njeriut.

“Prezumimi i pafajësisë nuk mund të përdoret për të ndërtuar prezumimin e fajësisë ndaj prokurorëve. Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’. Ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, deklaroi Tabaku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.