Këngëtari Labinot Tahiri shpreh zhgënjimin: Na bashkon pushtuesi dhe fukarallëku, sepse suksesin e konsiderojnë interes

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e bashkëpunimit, afrimitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve. Tahiri duke kujtuar vështirësitë dhe varfërinë që ka përjetuar, si dhe të këqijat e së kaluarës, shkruan se ka dhuruar respekt, dashuri, përkushtim, mirënjohje, kontribut dhe kurajo, por thotë se edhe sot sheh pak bashkëpunim mes njerëzve.

“Shqiptarët i mban bashkë vetëm pushtuesi dhe fukarallëku, asnjëherë bashkë nuk i mban suksesi dhe dashnia”, shprehet Tahiri, duke shtuar se, sipas tij, suksesi dhe dashuria në çdo aspekt shpesh konsiderohen si interes. Mesazhi i këngëtarit vjen si një reflektim personal mbi marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe mënyrën se si ata e shohin suksesin, dashurinë dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit.

”Jam mundu me dhuru shumë respekt, dashni, përkushtim, mirënjohje, kontribut dhe shumë kurajo duke qenë një djalë që e kam përjetuar skamjen dhe të këqiat që na i bënte dikurë Serbia! Sot, prap shoh shumë pak bashkëpunim dhe afrimitet për njëri-tjetrin! Nuk e di a e kam gabim, por më duket se shqiptarët i mban bashkë vetëm pushtuesi dhe fukarallëku, asnjëherë bashkë nuk i mban suksesi dhe dashnia, sepse suksesin dhe dashurinë në çdo aspekt e konsiderojnë vetëm interes”,-shkruan Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 467 (10.5%)
Jo 3997 (89.5%)

Vota totale: 4464