Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: “U bëra bulimik dhe përdora steroide për Rocky III”

28 Shtator 2026, 15:30Lifestyle TEMA
Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: “U bëra

Pas imazhit të heroit muskuloz që ndërtoi përmes “Rocky” dhe “Rambo”, fshihej një betejë personale që Sylvester Stallone e ka rrëfyer vetëm tani.

Në një intervistë për “The New York Times”, aktori 80-vjeçar ka folur hapur për obsesionin që zhvilloi ndaj fizikut gjatë viteve të tij më të famshme në Hollywood.

Stallone tregoi se për përgatitjen e rolit në “Rocky III” kishte arritur deri në rreth 2.6% yndyrë trupore. Sipas tij, obsesioni për të ruajtur atë formë fizike u bë aq i madh, sa ai zhvilloi bulimi.

“U bëra bulimik”, ka rrëfyer aktori, duke shtuar se në atë periudhë ushqimi dhe pesha ishin kthyer në një betejë të vazhdueshme.

Stallone foli gjithashtu për përdorimin e steroideve për të ruajtur fizikun ekstrem. Ai tha se i përdorte në cikle gjashtëjavore, të ndjekura nga gjashtë javë pushim, ndërsa pranoi se kjo mënyrë jetese pati një kosto të rëndë për trupin e tij.

Aktori tregoi se më vonë e kuptoi më qartë pasojën e këtij obsesioni, veçanërisht gjatë xhirimeve të “Cop Land”, ku duhej të shfaqej me një fizik krejtësisht ndryshe nga ai i Rocky-t.

Stallone tha se gjatë viteve ka kaluar nëntë ndërhyrje në shpinë, dy në shpatulla dhe tre ndërhyrje në qafë, duke pranuar se përpjekja për të mbajtur vazhdimisht një fizik ekstrem i ka kushtuar shtrenjtë.

Rrëfimi i tij vjen në prag të filmit “I Play Rocky”, që tregon historinë e realizimit të filmit të parë “Rocky” dhe që pritet të shfaqet në kinema në nëntor.

Burimi: The New York Times

Lini një Përgjigje