Me vonesë prej më shumë se një jave, Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e së hënës, nisi rreth dy orë me vonesë, derisa Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca arritën dakordimin për përmbajtjen e deklaratës. Si veprim politik i institucioneve të Kosovës, kjo deklaratë kundërshton aktgjykimin duke e cilësuar si të padrejtë.