web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video epike! Lojtari me flokët e çuditshme "fik" kundërshtarët, i nxjerr me të kuq

28 Shtator 2026, 15:30, Sport CNA

Video epike! Lojtari me flokët e çuditshme "fik"

Një episod i pazakontë u regjistrua në ndeshjen mes Antigua-Barbudës dhe Anguillës, e vlefshme për Ligën e Kombeve në CONCACAF. Vendasit fituan 5-0, por një nga momentet më të veçanta të takimit lidhet me mesfushorin e Anguillës, Aedan Scipio, i cili arriti të ndikojë në ndeshje pa shënuar gol.

36-vjeçari u aktivizua si zëvendësues në minutën e 68-të. Mesfushori tërhoqi vëmendjen edhe për pamjen e tij, pasi ka flokë shumë të gjata, që i afrohen deri te kyçet e këmbëve. Për të mos e penguar gjatë lojës, ai i lidh flokët rreth belit me një rrip të posaçëm.

Por pikërisht flokët u kthyen në një element të pazakontë të ndeshjes. Vetëm katër minuta pas hyrjes së tij në fushë, Scipio u përfshi në një duel me Keon Green. Në përpjekje për ta ndalur, Green e kapi dhe e tërhoqi Scipion nga flokët.

Arbitri reagoi menjëherë dhe i tregoi kartonin e kuq Greenit. Kështu, vetëm pak minuta pas aktivizimit të Scipios, Antigua mbeti me dhjetë lojtarë, ndërsa mesfushori u bë protagonist i një prej episodeve më të pazakonta të takimit.

Ndeshja vazhdoi dhe, pavarësisht kartonit të kuq, një tjetër episod i ngjashëm u regjistrua në fund. Në minutat shtesë, Knight përdori të njëjtin veprim ndaj Scipios, duke e tërhequr gjithashtu nga flokët.

Edhe në këtë rast, vendimi i arbitrit ishte kartoni i kuq. Kështu, dy lojtarë të Antiguas u përjashtuan nga loja pasi ndërhynë ndaj të njëjtit kundërshtar dhe në të dyja rastet veprimi lidhej me flokët e gjatë të Scipios.





Lajmet e fundit nga