Papa Leoni kundërshton rritjen e buxheteve ushtarake në Europë: Paqja nuk arrihet përmes riarmatimit

Papa Leoni u kërkoi palëve të përfshira në negociatat për përfundimin e luftës në Europë të tregojnë kurajë dhe të jenë të gatshme të lëshojnë pe në disa prej qëndrimeve të tyre, me synim arritjen e paqes.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalimit në qytetin francez të Metzit, ai e cilësoi luftën si një masakër që çdo ditë shkakton viktima mes civilëve. Papa iu referua konfliktit në Ukrainë, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e këtij vendi.

Thirrja e tij vjen në një kohë kur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, e nisur pas pushtimit të plotë rus në vitin 2022, ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje. Leoni nuk sqaroi se cilat pozicione duhet të rishikohen nga palët.

Në ditën e fundit të vizitës së tij 4-ditore në Francë, Papa shprehu kundërshtim ndaj shtimit të shpenzimeve ushtarake nga vendet europiane. Ai theksoi se riarmatimi nuk përbën zgjidhjen e konfliktit dhe u bëri thirrje drejtuesve të përqendrohen më shumë te dialogu dhe ndërtimi i paqes, në vend që të përgatiten për luftëra të ardhshme.

Leoni u ndal edhe te perspektiva e Europës, duke kërkuar forcimin e shtetit të së drejtës dhe trajtim të barabartë për të gjithë. Ai i nxiti vendet europiane të punojnë për integrimin e emigrantëve dhe të hapin kanale të ligjshme e të sigurta për migracionin.


Shtuar më 28.09.2026 15:39

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom